Një grup i shtetasve të Bosnje e Hercegovinës, ka mbërritur në Kosovë përmes kufirit me Shqipërinë, në orët e para të 1 janarit 2025.
Ata kanë ardhur me një organizim të Bashkësisë shqiptare të BeH në koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Për t’i pritur ka dalë zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.
Udhëtimi përfaqëson një akt simbolik solemn që hap kufijtë e Republikës së Kosovës dhe mirëpret vendimin e njëanshëm të Qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave dhe lejimin e hyrjes së qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës me letërnjoftim.
Sipas njoftimit të Bashkësisë shqiptare të BeH, udhëtarët që përfshihen në këtë udhëtim janë “intelektualë të shquar, ambasadorë, profesorë universitarë, akademikë, biznesmenë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe qytetarë të tjerë të shquar dhe anëtarë të Bashkësisë shqiptar në BeH, të cilët nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë Republikën e Kosovës për më shumë se disa dekada“.
Zëvendëskryeministrja Rexhepi ka publikuar pamje nga ardhja e tyre.