Pacolli ndan foto krahas Rugovës: Njeriu që me qetësi të hekurt ndërtoi themelet e shtetësisë sonë

nga D. V.

Behgjet Pacolli ka kujtuar ditëlindjen e 81-të të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, përmes një fotoje të tyre, të shkrepur dekada më parë.

Në një postim në Facebook, ish-presidenti Pacolli tha se Rugova mbetet frymëzim i përhershëm për çdo njeri që e do Kosovën dhe që beson se rruga drejt së ardhmes ndërtohet me vizion, urtësi dhe punë.

“Sot, më 2 dhjetor, Presidenti historik Ibrahim Rugova do të mbushte 81 vite jetë. Kjo foto e vjetër, dekada më parë, më kujton takimet tona të shumta – të qeta, të urta dhe gjithmonë të përkushtuara ndaj Kosovës. Presidenti Rugova ishte simbol i mençurisë, i durimit dhe i paqes; njeri që me qetësinë e tij të hekurt ndërtoi themelet e shtetësisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar Pacolli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More