Pacolli takon dy policë shqiptarë në New York, njëri nga Deçani e tjetri nga Shkodra

nga D V

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka takuar në New York, dy policë shqiptarë.

Pacolli derisa ka shpërndarë fotografinë me dy shqiptarët ka shkruar se ishte kënaqësi takimi me ta.

“Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e New Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike. Njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra”, ka shkruar ai.

Tutje, kreu i AKR-së e ka quajtur si moment të bukur takimin me ta.

Ndryshe, shqiptarët janë treguar të suksesshëm në vendet ku jetojnë, duke u punësuar në institucione të rëndësishme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More