“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

nga D. V.

Shkup, 22 prill – Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell TV21. Thonë se kjo është tentim për mosrespektim të marrëveshjeve kolektive. Shtojnë se të punësuarit në kulturë u lanë pa rroga gjatë festës së Pashkëve.

Ndryshe, nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit kumtuan se të punësuarit në institucionet nga fusha e kulturës do t’i marrin rrogat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës pas festës, ndërsa vonesa ishte për shkak të, siç thonë harmonizimit të rrogave.

“Shkaqet për vonesën janë për shkak të harmonizimit të përllogaritjeve për rroga me Ministrinë e Financave”, informuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More