Pakicat serbo-malazeze kremtojnë Krishtlindjen

nga Xh M

Në kishën e Vrakës të Malësisë së Madhe u mbajt mesha a e shenjtë, ku besimtarët ortodoksë të pakicave serbo-malazeze në Shkodër festojnë Krishtlindjn.

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

“Ëshë një nga ditët më të rëndësishme,dita e lindjes së krishtit, e kemi si traditë të bejmë manifestim me rastin e këtij evenimenti.Zakonisht e festojmë në Vrakë por edhe në Shkodër. Kemi marrëdhenie të mira me shqiprarët.Ne jemi integruar në jetën shqiptare. Shkodra është një vend i bukur për të jetuar.megjithatë ka probleme në lidhje me arsimimin,dokumentacionet,pensiomet. Janë probleme që duan pak kohë”, tha Pavlo Janko kryetar i shoqatës “Rozafa Moraça”

Janko shprehu shqetësim në lidhje me largimet masive.

“Është shqetësuese sepse na mungojnë. Nuk bëhët fjal për 1 e 2 por për 2200 vetë të cilët kanë ikur në një interval të shkurt kohe”, tha Janko

Mesha e shenjtë në këtë kishë mbahet çdo vit me datë 7 janar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More