PAMJET/ Vengu: Përfundon kursi i përgatitjes i gjeneratës së re të Forcave Speciale

nga L. M

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vlerësoi sot përgatitjen e gjeneratës së re të Forcave Speciale.

“Këmbëngulja dhe ndjenja e shërbimit e të rinjve që konkurrojnë në kursin e Forcave Speciale është mbresëlënëse”, u shpreh Vengu.

Ministri theksoi se “pas 6 muajsh sfidash ekstreme, gjenerata e re e specialistëve i bashkohet misionit më të vështirë e më të lavdishëm të shërbimit ndaj atdheut”.

PAMJET/ Vengu: Përfundon kursi i përgatitjes i gjeneratës së

“Dyfishimi i aplikantëve tregon se e ardhmja e Forcave të Armatosura është e sigurt mbi supet e këtyre djemve e vajzave të jashtëzakonshëm”, u shpreh ministri.

Ky kurs, i zhvilluar sipas standardeve më të larta profesionale, synon formimin e një force elitare, të gatshme dhe të aftë për përmbushjen me sukses të çdo detyre dhe misioni.

https://www.facebook.com/pirrovengu.al/posts/122175958166473314?ref=embed_post

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More