Shkup, 6 shtator – Angazhimi në punë është mënyra më e mirë për të risocializuar të burgosurit, konsideron u.d drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Në intervistën për AIM ai tha se do të mundohet që ligjërisht të intervenojë në pjesën e angazhimit në punë të të burgosurve me qëllim që kjo të shfrytëzohet më shpesh.
“Kam vërejtje për ligjin e fundit të bërë tani në prill. Planifikoj që në periudhën në vazhdim të kërkoj ndryshime në pika të caktuara. Vërejta është ajo se te ne, nëse themi se kemi 2,400 të burgosur, mendoj se rreth 100 janë vetëm të angazhuar me punë. Udhëzimet e mia për drejtorët e burgjeve janë që të përpiqen të arrijnë marrëveshje me kryetarët e komunave, me kompani të tjera, që të angazhohen me punë sa më shumë të burgosur”, tha Pandov.