Pandov: Do pezullohet nga detyra gardiani që i mundësoi Jovanovit telefonin në paraburgim

nga Xh M

Shkup, 2 shkurt – Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, deklaroi sot se telefoni celular Vasill Jovanov e ka siguruar përmes një tjetër të paraburgosuri nga qelia fqinje, falë një polici burgu që e ka mundësuar këtë.

– Informacioni është se vrasësi i Frosinës e ka siguruar telefonin nga një tjetër i paraburgosur nga qelia fqinje, falë një polici burgu i cili e ka sjellë një kuti me ëmbëlsira nga një qeli në dhomën ku ndodhet Vasill Jovanov. Për këtë është kryer një pagesë prej 250 eurosh jashtë, për vëllain e personit që i ka siguruar telefonin. Këta telefona janë konfiskuar, – deklaroi Pandov për Kanal 5.

Drejtori i Drejtorisë shtoi se ndaj personit është ngritur një kallëzim dhe ai do të suspendohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More