Pantina e sheh PDK-në si fituesen më të madhe nga e cila varet krijimi i qeverisë

nga Xh M

Ish-deputetja dhe njëherësh analistja politike, Shqipe Pantina ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pantina ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrë më shumë se 48 deputetë.

“Edhe pas votave të diasporës, VV nuk mund t’i marrë më shumë se 48 deputetë në shanca që këto partitë serbe që të fitojnë ulëse janë të ulëta”, ka thënë Pantina.

Pantina ka theksuar se PDK është fituesja më e madhe e zgjedhjeve, ngaqë siç tha ajo, kjo parti i ka dy mundësi për koalicione.

“Unë mendoj që fituesi më i madh nga kush varet krijimi i qeverisë së re është PDK-ja. Ata janë “king makers” sepse e kanë mundësinë të shkojnë me dy palët”, ka thënë ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More