Paolo Palminteri, ambasador i ri italian në Shkup

nga Xh M

Romë, 10 janar – Paolo Palminteri pritet të jetë ambasador i ri italian në Shkup pasiqë Andrea Silvestri përfundoi mandatin e tij, njofton Zhurnal.mk

Urime Paolo Palminteri, Ambasador i ri i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot filloj mandatin tim si ambasador i ri i Italisë në Maqedoninë e Veriut, një komb aleat dhe mik dhe një udhëkryq kyç në Gadishullin Ballkanik. Do të punoj për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, në të gjitha fushat dhe për të mbështetur anëtarësimin e Shkupit në BE-ja, ribashkimi i saj në shtëpinë e përbashkët europiane, thuhet kështu në mesazhin e lëshuar nga ambasadori Palminteri si dhe ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Italisë.

Po kush është ambasadori Palminteri?

Ka lindur në Taranto më 2 shkurt 1975. Ai u diplomua për Drejtësi në Universitetin e Perugias në vitin 1999. Pas një provimi konkurrues, më 17 dhjetor 2001 emërohet sekretar provues i karrierës diplomatike. Pas detyrave fillestare në Drejtorinë e Përgjithshme për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Drejtorinë e Përgjithshme për Vendet e Evropës, në vitin 2004 ai u bë Sekretar i Dytë Tregtar në Ambasadën italiane në Helsinki. Më vonë ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në Rijeka, Kroaci. Që prej tetorit 2013 është drejtues i Zyrës së Parë, me përgjegjësi për politikat e zhvillimit të Bashkimit Europian, duke kontribuar në semestrin e Presidencës Italiane të Këshillit të Bashkimit Europian në këtë sektor, transmeton Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More