Paqja ndërtohet çdo ditë, mesazhi i zëvendëskryeministrit Fetai për përvjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës

nga D. V.

Shkup, 9 qershor – Në këtë 9 qershor, kryetari i kuvendit të ASH-së, njëherësh zëvendëskryeministri Arben Fetai ka kujtuar një nga momentet më të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë dhe ndali fushatën e spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit.

“Ky ishte një moment historik që hapi një kapitull të ri për lirinë, demokracinë dhe zhvillimin e rajonit tonë”, thuhet në deklaratën e zëvendëskryeministrit Fetai.

Ai ka nderuar të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, duke shprehur mirënjohje të veçantë për partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që qëndruan në anën e drejtë të historisë.

Në deklaratë theksohet edhe roli i Maqedonisë së Veriut si vend nikoqir i Marrëveshjes së Kumanovës dhe si strehë për rreth gjysmë milionë refugjatë nga Kosova, duke dëshmuar kështu angazhimin e saj për paqe dhe stabilitet rajonal.

“Ndërtimi i paqes është proces i përditshëm që kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave demokratike dhe bashkëpunimit rajonal. Ky është angazhimi ynë i përhershëm”, ka përfunduar zëvendëskryeministri Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More