Paqueta drejt klubit brazilian për një shifër rekord transferimi

nga D. V.

Fabrizio Romano ka raportuar se mesfushori sulmues i West Ham, Lucas Paqueta, është gati të bashkohet me skuadrën braziliane Flamengo.

Me një shumë rekord prej 42 milionë eurosh për klubin brazilian, Paqueta kthehet në klubin e fëmijërisë së tij përpara Kupës së Botës 2026.

“Lucas Paqueta te Flamengo, ja ku jemi! Marrëveshje rekord e arritur për 42 milionë euro”, shkroi fillimisht Romano në postimin e tij.

“West Ham e pranoi propozimin pas kontaktit të drejtpërdrejtë me drejtorin Jose Boto sot”.

“Paquete udhëton më vonë sot dhe nënshkruan kontratë pesëvjeçare”, përfundoi eksperti i transferimeve.

Ndryshe, brazilian deri tani këtë sezon ka luajtur 19 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe 1 asistim. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More