Para nisjes së seancës konstituive, LVV paralajmëron se do të mbajë konferencë për media

nga D. V.

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë sot një konferencë për media para nisjes së seancës konstituive.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, derisa nuk ka bërë të ditur arsyet e kësaj konference, transmeton Telegrafi.

“Sot, në 10:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Konferenca mbahet në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LV-së”, ka njoftuar ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për të 38-në herë për konstituim, proces ky që ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe që ka shkaktuar bllokadë politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More