Parandalohet ngjarja e rëndë në Dobraç/ Kanosi fqinjin duke qëlluar me pistoletë, vihet në pranga 41-vjeçari

nga L. M

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Dobraç këtë të hënë.

Policia u njoftua se një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij dhe organizuan punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sirjan Jahja, 41 vjeç, banues në Dobraç ra në pranga pasi dyshohet se për motive të dobëta qëlloi me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More