Parashikimi i motit në Shqipëri

nga D V

Ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime.

Në zonën e veriut dhe në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut të herëpashershëm mbeten prezentë në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë lokale vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 12 deri 25°C; në zonat e ulëta 14 deri 29°C; në zonat bregdetare 16 deri 27°C.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More