Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare. Vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta, lokale dhe afatshkurtra. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.