Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se këtë javë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit afrikan.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.