Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, më pas vranësira mesatare deri të dendura nga orët e mesditës e pasdite.
Temperaturat parashikohen nga 16 deri në 38 gradë Celsius.