Pas motit të ligë që dje përfshiu vendin, janë regjistruar vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar

nga Xh M

Shkup, 7 qershor – Pas stuhisë së djeshme që përfshiu të gjithë vendin, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) raportoi se menjëherë aktivizoi mekanizmat e saj të monitorimit dhe koordinimit.

“Drejtori i QMK-së, Muhamet Ali, monitoroi situatën gjatë gjithë ditës dhe ishte në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente me qëllim që të përballonte menjëherë dhe në mënyrë efikase pasojat e stuhisë”, njoftoi QMK.

Sipas QMK-së, dëme materiale u regjistruan në disa vende – rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe ndërprerje të trafikut.

Nuk u raportua për të lënduar.

Shërbimet kompetente të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, shërbimi i zjarrfikësve dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë njoftuar gjithashtu, të cilat po përgatiten të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More