Pas tetë orësh luftë me zjarrin, shuhen të gjitha vatrat aktive në Gjirokastër

nga D V

Pas 8 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e Gjirkastrës, Dropullit e Libohovës kanë arritur të shuajnë të gjitha vatrat aktive.

Operacioni për shuarjen e zjarrit masiv të rënë ditën e djeshme në Topullaraj arriti të përfundonte në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës. Falë ndërhyrjes u largua rreziku nga fshatrat Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat.

Në vendngjarje po vijojnë të qëndrojnë një grup prej 50 ushtarësh për fikjen e trungjeve dhe mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ndonjë riaktivizim të mundshëm të zjarrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More