Pas videos manipulative të Halil Snopçes, Arben Fetai i përgjigjet Ermal Pandurit: “Nuk kam për çfarë të kërkoj falje”

nga Redaksia

Shkup, 2 gusht – Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj një videoje të prerë dhe të manipuluar nga Halil Snopçe, e shpërndarë më pas nga gazetari Ermal Panduri me pretendimin se Fetai duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Fetai thekson se e vërteta nuk mund të fshihet me manipulime mediatike apo fjalime melodramatike:

“Kryeministri këtë javë në Kuvend e konfirmoi të vërtetën që e thashë në emisionin tënd: Arben Taravari, tinëzisht dhe si skllav i Aliut dhe Artanit, i ka kërkuar atij ta fusë BDI-në në Qeveri.”

Ai shtoi se nuk ka asgjë për të cilën të kërkojë falje, duke rikujtuar disa nga arritjet e mandatit të tij: ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, qasjen e barabartë të shqiptarëve në financat shtetërore, punësimet dhe avancimet pa diskriminim, si dhe rikthimin e marrëdhënieve të forta mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Duke iu drejtuar Pandurit, Fetai e përmbylli reagimin me fjalët: “ turqisht nuk flas por tregoi atij që e ke shpërndarë në murin tënd se shqip, batakçiu është ai që mashtron për të nxjerrë një përfitim për vete, një njeri i pandershëm të cilit nuk mund t’i zihet besë.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More