Pasdite me vranësira dhe shi i rrëmbyeshëm afatshkurtër

nga D. V.

Shkup, 2 maj – Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave, veçanërisht në pjesët lindore.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 21 deri 28 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër  dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 28 gradë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More