Pastrimi i plazheve, Rama: Turistë dhe qytetarë iu bashkuan ekipeve në terren

nga D. V.

Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet tetë bashki bregdetare në pastrimin e plazheve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ky pastrim, teksa shkroi se, “turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese”.

Dyfishimi i hapësirave publike ka shtuar përgjegjësitë e institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Po ashtu, bashkitë e qyteteve bregdetare i kanë pajisur të gjitha këto hapësira me sinjalistikën e duhur në terren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More