Shkup, 26 shkurt – BE-ja dhe vendet anëtare i përkrahin reformat në gjyqësi, pasi pavarësia e gjyqësisë është një nga çështjet më të rëndësishme për inkuadrimin në BE, deklaroi ambasadori i Francës, Kristof Le Rigoler.
“E dini se kjo është çështje nga sfera e politikës së brendshme, nuk është e jona të komentojmë. Megjithatë do të them se tema e pavarësisë së gjyqësisë nuk është kurrfarë sekreti, këto janë çështje kyçe kapitale, të cilat janë më të rëndësishme për hyrje në BE, çështje të cilat janë të vlefshme për BE-në dhe kjo përsëritit vazhdimisht. Dhe mendoj se të gjithë jemi dakord në kuadër të BE-së, por edhe ne në këtë tavolinë, se jemi të përfshirë në përkrahjen për reformën në gjyqësi”, tha ambasadori Le Rigoler në pyetje të gazetarëve, se si i vlerëson ngjarjet aktuale në gjyqësi lidhur me propozimin për shkarkimin e prokurorit publik dhe për interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor në konferencë për shtyp me rastin e prezantimit të programit për shënimin e sivjemë të Frankofonisë.
Për programin e shënimit të sivjemë të Frankofonisë, sot krahas ambasadorit të Francës, Kristof le Rigoler, kanë folur edhe ambasadoret e Zvicrës, Veronik Hulman, e Rumanisë, Monika Aksinte dhe ajo e Greqisë, Sofija Filipidu.