PD koalicion me Metën në zgjedhjet 2025? Ja si përgjigjet Berisha

nga Xh M

Kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi se në zgjedhjet e ardhshme opozita do garojë në koalicion.

Në një intervistë për ‘Opinion’, Berisha i cilësoi mjaft të mira raportete me kreun e PL-së, Ilir Beta dhe theksoi se bashkëpunimi në zgjedhje do jetë i ngushtë, si mes dy aleatëve, një koalicioni që ecën drejt fitores.

Intervista në studio:

Pyetje: Çfarë raporti keni me zotin Ilir Meta dhe cili do jetë bashkëpunimi juaj në zgjedhje?

Berisha: Me zotin Meta unë kam raporte shumë të mira. Bashkëpunimi në zgjedhje do jetë i ngushtë, si mes dy aleatëve, një koalicioni që ecën drejt fitores.

Referuar listës së PD në zgjedhje, ai theksoi se “nuk ka asnjë të paragjykuar nga ata që vendosin të luftojnë kundër Edi Ramës.”

Kujtojmë se edhe në zgjedhjet lokale, PD e PL garuan bashkë ndaj rivalëve politikë me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More