PD ndryshon drejtuesit e qarqeve, Ervin Salianji zëvendëson Luçiano Boçin në Elbasan

nga D V

Teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e vitit 2025, Partia Demokratike ka nisur lëvizjet në bazë për të organizuar degët dhe qarqet.

Burime për A2 CNN, bëjnë me dije se Ervin Salianji do të jetë i deleguar i PD për qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Salianji zëvendëson në këtë qark, Luçiano Boçin, i cili prej disa javësh është deleguar në Shkodër.

Kujtojmë se Salianji në zgjedhjet e vitit 2021 ishte drejtues në qarkun e Korçës, ndërsa në zgjedhjet e fundit vendore prezenca e tij ishte më e shtuar në Kavajë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More