Peci për telefonatën Konjufca- Geci: S’është pjekuri që komunikimet telefonike të shfaqen në media

nga D. V.

Deputeti i Vetëvendosjes Faton Peci u deklarua për debatin e fundit rreth një telefonate mes Glauk Konjufcës dhe Gani Gecit, raporton Ekonomi Online.

Ai tha se nuk e di se a ka ndodhur telefonata por ka respekt për familjen Geci.

Peci shtoi se nuk është pjekuri politike që mesazhet dhe thirrjet telefonike të shfaqen në media.

“Nuk e di a ka ndodhur telefonata, por sido të jetë kam respekt për familjen Geci. Një mesazh miqësor për z.Geci. Komunikimet që ndodhin edhe me SMS edhe me thirrje telefonike në politikë, nuk është pjekuri politike që të gjitha të shfaqen në media. Qe unë po ju tregoj: mundeni edhe me pyet z.Geci a i ka dërguar dikujt nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa ndonjë SMS ku e ka shpreh simpatinë dhe vullnetin e tij që të ketë një partneritet. Pas procesit zgjedhor, vetëm me i tregu që nuk dilet në publik kur pranon thirrje telefonike”, tha Peci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More