Peleshi pret ambasadoren e Zvicrës, në fokus rritja e transparencës

nga D. V.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Në takim u theksua rëndësia e afrimit të Kuvendit me qytetarët, përfshirë qendrën e re të vizitorëve për nxënësit dhe studentët, si dhe studimin e instrumentit të Referendumit, i cili ka rezultuar i suksesshëm në Zvicër, bëri të ditur Ambasada e Zvicrës.

Bisedimet trajtuan gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe partneritetin midis parlamenteve të Zvicrës dhe Shqipërisë.

Ambasada thekson se, rritja e transparencës, përmirësimi i procesit ligjvënës dhe forcimi i funksionit mbikëqyrës të Kuvendit janë fusha kyçe të mbështetjes zvicerane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More