Pendarovski: BE-ja duhet të veprojë menjëherë, të përfundojë projektin historik për bashkimin e Evropës

nga D. V.

Shkup, 13 qershor – Ish-Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në 20-vjetorin e Forumit “Globex”, të mbajtur në Pragë, Republika Çeke, nën titullin “Menaxhimi i Kaosit: Koha që Evropa të bëjë një hap përpara”.

Nga paneli “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq gjeopolitik: Integrimi në BE apo rritja e tensioneve rajonale”, Pendarovski tha se vonesa strategjike në integrim e ekspozon Ballkanin Perëndimor ndaj rrezikut të ndikimeve jo-evropiane dhe jodemokratike nga jashtë rajonit.

Pendarovski theksoi se BE duhet të veprojë menjëherë dhe të përfundojë projektin historik të bashkimit të Evropës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More