Për dhjetë muaj vendi ka regjistruar deficit tregtar rreth 3 miliardë euro

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti është regjistruar deficit tregtar në vlerë 2 859 224 000 euro, ndërsa vetëm në muajin tetor ka pasur deficit 338 658 000 euro.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- tetor të vitit 2025 është 6 706 175 000 euro dhe shënon rritje për 2.26%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut më së shumti ka eksportuar katalizatorët për automjete, aeroplanë ose anije, ndërsa te importi kemi më shumë vajra të naftës.

“Vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar – tetor të vitit 2025 është 9 563 399 000 euro, që është për 4.16% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More