Për punën e Kocevskit, kritika nga të gjitha anët – Tufegxhiq: Është koha të kemi një Prokuror Publik të Shtetit me autoritet

nga Xh M

Shkup, 16 dhjetor – Avokati Vladimir Tufegjxhiq ka drejtuar kritika të ashpra publike lidhur me dorëheqjen dhe paraqitjen publike të Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski, duke vlerësuar se largimi i tij nga funksioni ishte “i heshtur, bosh dhe pa përmbajtje”, i ngjashëm – sipas tij – me mënyrën se si ishte zgjedhur në këtë post. Qëndrimet e Tufegxhiq.

Sipas Tufegxhiq, Kocevski në dorëheqjen e tij u thirr në një “linç politik”, ndonëse zgjedhja e tij për këtë funksion ishte zhvilluar pas dyerve të mbyllura, pa konkurrencë reale dhe pa një procedurë transparente. Ai e cilëson si tregues edhe paraqitjen në konferencën për shtyp, ku – sipas tij – gazetarët nuk patën asnjë pyetje.

Avokati thekson se, në përpjekje për t’u paraqitur si mbrojtës parimor i ligjshmërisë, Kocevski publikisht rendiste “sukseset” e tij, duke përmendur persona ndaj të cilëve zhvillohen procedura penale, çka sipas Tufegjxhit përbën shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Kur zgjidhet, politika nuk ekziston dhe kandidati paraqitet si më i miri dhe më profesionali, ndërsa kur shkarkohet – flitet për linç politik. Suksesi matet me numrin e aktakuzave, si në një linjë prodhimi, ndërsa për epilogun e tyre – nuk thuhet asnjë fjalë”, vlerëson Tufegxhiq.

Ai shton se përgjegjësia për dështimet zakonisht bartet te gjykatat, ndërsa prokuroria, edhe në raste me aktakuza të dobëta dhe të paargumentuara, mbetet pa pasoja.

Si shembull veçanërisht problematik, Tufegxhiq përmend formimin e një ekipi prej 15 prokurorësh për rastin “Puls” në Koçan, me arsyetimin për të parandaluar zvarritjen e procedurës, gjë që ai e cilëson si absurde, duke kujtuar se edhe Procesi i Nurembergut kishte vetëm katër prokurorë.

Në fund, avokati thekson se shtetit i nevojitet një Prokuror Publik i Shtetit me autoritet të qartë, i zgjedhur përmes një procedure të hapur dhe transparente, i cili do të vendosë standarde të qarta juridike dhe trajtim të barabartë për të gjitha lëndët dhe palët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More