Për shkak të dendësisë së mjegullave ulet dukshmëria në rrugën Kodra e Diellit-Tetovë

nga D. V.

Shkup, 3 dhjetor – NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në rrugën Kodra e Diellit-Tetovë deri në 25 metra, ndërsa në Strazh dukshmëria është ulur në mes 50 dhe 70 metra.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se në disa pjesë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, të cilat hiqen rregullisht.

U bëjnë thirrje shoferëve që të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More