Për shkak të mjegullës anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

nga Xh M

Shkup, 25 janar – Komunikacioni ajror në Aeroportin e Shkupit është i vështirësuar për shkak të mjegullës.

Sipas informacioneve në faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, disa fluturime janë anuluar ose ridrejtuar.

Sipas informacioneve të fundit nga uebfaqja e Aeroportit të Shkupit sonte, fluturimi nga Stambolli është anuluar, ndërsa fluturimi nga Cyrihu është ridrejtuar.

Sot pasdite, sipas informacioneve nga faqja e internetit, avioni Sun Express nga Antalia nuk u ul pas orës 16:00, ashtu si avionët e Wizz Air nga Memmingen dhe Baden-Baden.

Në aeroportin e Shkupit nuk u ul edhe aeroplani LOT nga Varshava dhe u kthye në Poloni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More