Për shkak të zjarrit në Vardarsihte pa energji elektrike 47 000 konsumatorë në Shkup

nga D. V.

Shkup, 12 qershor – Pa furnizim me energji elektrike janë 47.000 konsumatorë në Shkup, pasi pas zjarit që ndodhi sot në mesditë në deponinë Vardarishte në mënyrë parandaluese janë shkyçur nënstacionet “Shkupi 4 – Aerodrom” dhe “Shkupi 4 – Lindje”.

“Për shkak të një zjarri të madh në deponinë Vardarishte, ndërsa me kërkesë të Brigadës së Zjarrfikësve, ekipet e Elektroshpërndarjes ndërhynë menjëherë në terren dhe shkyçën furnizimin me energji elektrike në nënstacionet “Shkupi 4 – Aerodrom” dhe “Shkupi 4 – Lindje”. Për momentin, 47.000 konsumatorë janë pa furnizim me energji elektrike. Furnizimi me energji elektrike do të rikthehet pasi Brigada e Zjarrfikësve të raportojë se zona është e sigurt dhe zjarri është shuar”, deklaruan për MIA-n nga Elektroshpërndarja.

Në shuarjen  e zjarrit, me të cilin është përfshirë bari i thatë dhe materiale të mbeturinave, marrin pjesë 20 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More