Përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash

nga D. V.

Shkup, 2 shtator –  Në mesnatë përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për kryetarë bashkie dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, disa orë para afatit, nënshkrimet për kryetarë bashkie po mblidheshin në 19 komuna, për gjithsej 32 kandidatë.

Nga ana tjetër, partitë politike duhet të paraqesin kandidaturat e tyre jo më vonë se data 13 e këtij muaji, në mesnatë. Inspektimi i Listës së Zgjedhësve përfundon dy ditë më herët.

Fushata fillon më 29 shtator, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve lokale është më 19 tetor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More