Përfundon afati i regjistrimit të votuesve nga jashtë, KQZ: 231 900 kërkesa të miratuara

nga D V

Afati për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë kërkesë në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit përfundoi mbrëmjen e së martës, datë 4 mars, në orën 24:00.

Procesi për regjistrimin në platformën PER nisi më 11 janar dhe deri më 5 mars ora (09:03) sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesat unike për regjistrim janë 294 155, nga të cilat iu është miratuar kërkesa për regjistrim 231 900 zgjedhësve. Ndërsa 42 033 janë kërkesa unike të cilëve iu është refuzuar kërkesa.

Në total, kërkesat për regjistrim janë 365 166, nga të cilat 344 891 janë shqyrtuar, 112 991 janë refuzuar dhe 20 223 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga Italia me 86 527, e ndjekur nga Greqia me 62 597, Gjermania me 24 436 dhe SHBA me 20 094.

Sa i takon qarqeve, numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga qarku i Tiranës me 49 440, e ndjekur nga Fieri me 30 702 si dhe nga Durrësi me 23 802.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More