Përfundon vizitën ish-presidenti Thaçi, të pranishmit i përshëndet me gisht

nga D. V.

Ish-presidenti Hashim Thaçi përfundoi vizitën në Burojë të Skenderajt, duke i përshëndetur të pranishmit me gisht, raporton Ekonomia Online.

Tri ditë pas varrimit të babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, i është lejuar vizita në Kosovë.

Vizita e tij po përcillet nga forca të shumta policore vendëse dhe atyre të EULEX-it.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk ia lejuan Thaçit pjesëmarrjen në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi, të martën e kësaj jave. Refuzimi i Speciales ka nxitur reagime të mëdha. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të mos shkelen të drejtat e të akuzuarve, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar se me këtë, Specialja ka humbur rrugën e saj.

Thaçi e takoi babanë për herë të fundit më 13 mars, kur i bëri vizitë në QKUK.

Ndaj ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Specialja ka ngritur dy aktakuza, për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More