jetor të institucionit që drejton, Zaçaj bëri të ditur se “Gjykata nuk ka asnjë informacion në lidhje me sa është shkruar për një përgjim të mundshëm apo të pretenduar ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.
Por, Zaçaj theksoi se pasi u informua në lidhje me këto lajme, trupa vendosi që t`i drejtohej në 19 shkurt drejtuesit të SPAK, Altin Dumani me kërkesë për informacion.
“Pasi u informua në lidhje me këto lajme, trupa vendosi që t`i drejtohej Altin Dumanit me kërkesë për informacion, për ndonjë kallëzim apo hetim ndaj ndonjë gjyqtari, për sa kohë që veprimet e pretenduara i referohen një vendimmarrjeje konkrete të Gjykatës ku vetë SPAK është palë. Shkresa është dërguar zyrtarisht ditën e mërkurë, datë 19 shkurt”, informoi Zaçaj, ndërsa theksoi se “ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga ai institucion”.
Ndërkohë, Zaçaj theksoi se si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese informoi Dumanin se nuk është vënë në dijeni nga asnjë gjyqtar për ndonjë ndërhyrje apo ushtrim të ndonjë forme ndikimi të papërshtatshme nga avokatë, funksionarë politikë, publikë ose subjekte të tjera, bazuar në nenin 10, pika 3, të ligjit organik.
“Gjykata mbështet çdo veprimtari të organeve ligjzbatuese në ushtrim të juridiksionit të tyre, gjithmonë në përputhje me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji”, tha Zaçaj ndërsa citoi neni 10 të ligjit mbi “Shkeljet disiplinore”, sipas së cilit gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore edhe për mosnjoftimin e Kryetarit të Gjykatës ose të organeve kompetente, sipas ligjit, për ndërhyrjet apo ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe subjekte të tjera.
“Po ashtu për ndërhyrje ose çdo lloj ndikimi tjetër të papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës të një gjyqtari tjetër”, shtoi Zaçaj duke cituar ligjin.