Perinski: Kërkojmë zgjidhje ligjore që të mund t’i marrim kompetencat Arsovskës

nga D V

Shkup, 28 nëntor – Në Qeveri po shqyrtohet mundësia e ndryshimeve ligjore të cilat do të mundësonin që t’i merren kompetencat kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Kështu u shpreh për Alsat, ministri për vetëqeverisje lokale, Zllatko Perinski.

“Absolutisht po, sepse e pamë se problemi është akut dhe se nuk ka kurrfarë ndjenje nga pala tjetër që të ballafaqohet me atë se nuk janë të gjithë fajtor, se nuk janë të gjithë të tjetër fajtor dhe vetëm Qyteti i Shkupit në të drejtë. Ne kishim një mbledhje urgjente ku biseduam bashkë me ministri për transport zotin Aleksandar Nikolovski që të shohim ndryshimet potenciale ligjore që të mund mundësojmë si vegël në ligjin për trafik në komunikacion të intervenojmë dhe në bazë të kësaj të mund tia marrim dhe kompetencat”.

“Në zgjidhjen ligjore aktuale për vetëqeverisjen lokale dhe në ligjin për Qytetin e Shkupit kompetencat janë qartë të përcaktuara janë të pandashme dhe nuk mund të merren lehtë. Për këtë arsye do të duhet intervenime plotësuese në ligjet tjera që të mund t’i qasemi një zgjidhjeje të këtillë”, deklaroi Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Në rast se mendoni në këtë drejtim, edhe mund të ndodh.

“Absolutisht po, sepse shkupjanet nuk janë të obliguar që të durojnë këtë kaos”, tha Pirinski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More