Presidenti kinez Xi Jinping u takua të martën me presidentin e Ganës John Dramani Mahama, i cili ndodhej në Pekin për Takimin e Liderëve Globalë për Gratë.
Gjatë takimit të tyre, presidenti kinez vuri në dukje që ky vit shënon 65-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Ganës .Ai tha se Kina e mbështet fuqimisht Ganën në ndjekjen e një rruge modernizimi të përshtatshme për kushtet e saj kombëtare dhe është e gatshme të punojë me Ganën për ta çuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme në një nivel më të lartë dhe për të dhënë kontribute më të mëdha në ndërtimin e përbashkët të bashkësisë me të ardhme të përbashkët Kinë-Afrikë në të gjitha rrethanat për epokën e re.
Nga ana e tij, Mahama tha që Takimi i Liderëve Globalë për Gratë është me rëndësi të madhe në përparimin e kauzës së grave në mbarë botën.

Në takimin që pati me presidentin Xi , kryeministrija e Sri-Lankës Harini Amarasuriya, vlerësoi lart Takimin e Liderve globalë për gratë , duke e konsideruar këtë takim nxitës dhe udhërrëfyes për një stad të ri zhvillimi shoqëror të grave dhe inspirim për kontribut e përfshirje në gjithë veprimtarinë globale të gruas.
Nxitja e përparimit global të grave ishte në qendër të diskutimeve midis presidentit Xi me presidenten e Dominikës Sylvanie Burton, e cila ishte në Pekin për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve Globalë për Gratë.
Xi e cilësoi Dominikën si një vend mik dhe partner të mirë të Kinës në Karaibe.
Nga ana e saj, Burton tha se Dominika dhe Kina kanë vlera e aspirata të përbashkëta dhe se lidhjet më të ngushta do të sjellin një të ardhme më të ndritur për popullin dominikan.