Politologu Nezir Kraki ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now për të diskutuar rreth përballjes së kryeministrit Rama dhe homologut të tij, Albin Kurti në SHBA, aty ku u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Nga kjo përballje e ftohtë mes dy liderëve, pa shtrëngim duarsh mes njëri-tjetrit, sipas Krakit kuptohet një lloj rivaliteti politik që Rama ka kundrejt Kurtit.
Ai e cilësoi kryeministrin Rama si një person i cili glorifikon rolin e tij si lider jetëgjatë në rrugëtimin politik dhe nga kjo bindje që ai ka krijuar, sipas Krakit ka marr përsipër të luaj rolin e një misionari.
Sipas politologut kjo “urrejtje” e Ramës , nuk është ndaj Kosovës në vetvete, por ndaj Kurtit që shihet haptazi si një tradhti kombëtare edhe ndaj popullit kosovar këto 5 vitet e fundit.