Përplasje në ASH të Ziadin Selës pas shpalljes së kandidatëve për zgjedhjet lokale – Reagon Lulzim Nasufi

nga Redaksia

Strugë, 2 gusht – Pas shpalljes së kandidaturave për kryetarë komune nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka ardhur një reagim i ashpër nga kryetari i degës së ASH-së në Strugë, Lulzim Nasufi, transmeton zhurnal.mk.

Në një postim në rrjete sociale, Nasufi ka shprehur zhgënjimin e tij me fjalë të forta, duke shkruar:
Shumë ndihmova… – Në besë më prenë…
Shumë më shitën… – Por kurrë nuk më blenë.
Model tjetër për Strugën…

Reagimi i tij vjen pas vendimit të partisë për të kandiduar Arsim Dalipin për kryetar komune në Strugë, edhe pse pritej që vetë Lulzim Nasufi të ishte kandidat për këtë garë lokale.

Ky zhvillim ka nxitur diskutime brenda strukturave të ASH-së në Strugë, pasi Nasufi njihet si një nga figurat me ndikim lokal dhe si një ndër organizatorët kryesorë të aktiviteteve të partisë në qytet.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në Tetor, ndërsa shpallja e kandidatëve nga Ziadin Sela ka hapur menjëherë debat mbi përzgjedhjen e figurave që do të përfaqësojnë partinë në garën për komunat shqiptare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More