Përsëri është aktivizuar zjarri në Nikushtak, ekipet në terren

nga D. V.

Kumanovë, 17 shtator – Zjarri i cili ishte aktiv javën e kaluar në në fshatin Nikushtak të Likovës përsëri është aktivizuar, njoftoi sot Qendra për menaxhim me kriza. 

“Përsëri ka zjarr. Ekipet e NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ ndodhen në terren”, konfirmoi zëvendësdrejtori i ndërmarrjes, Kire Mihaillov. 

Javën e kaluar pothuajse vazhdimisht ka pasur zjarr në këtë lokacion. U dogj pylli i degraduar me drunj të ulët dhe lis.

Në shuarjen e zjarrit pëveç ekipeve të “Pyjeve të Maqedonisë” u përfshin edhe helikopterë dhe aeroplanë të cilët intervenuan nga ajri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More