Përzuri mjekët nga vendi, Rama: Tani do marrim të huaj

nga L. M

Pas më shumë se një dekade ku mjekët dhe infermierët kanë braktisur masivisht Shqipërinë për shkak të kushteve të vështira dhe pagave të ulëta, kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër zgjidhje: ‘Të importojë’ mjekë të huaj.

Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, Rama tha se qeveria nuk duhet të vendosë asnjë kufizim në ambicien për të tërhequr profesionistë të huaj të shëndetësisë, duke anashkaluar faktin që pikërisht politikat e tij i kanë detyruar mjekët shqiptarë të largohen.

Nga ligje shtrënguese për studentët e mjekësisë, te spitalet që duken ‘luksoze’ vetëm nga jashtë, qeveria është përpjekur ta mbulojë krizën e thellë të sistemit shëndetësor me propagandë dhe fasadë. Tani, pas rreth 1 milionë shqiptarëve të larguar në 12 vite, përfshirë qindra mjekë dhe infermierë të kualifikuar, Rama pranon se shërbimi shëndetësor ka nevojë për injeksion të jashtëm…

Edi Rama: Nuk duhet të vendosim asnjë limit në ambicie, ta shohim si të natyrshme të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju. Jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar të gjithë së bashku veten dhe për ta parë çdo gjë si fillim të ri. Kjo infrastrukturë që nuk ka çfarë ti ketë zili fare as spitaleve më në zë, është për momentin mure, pajisje, dhe hapësira. Sdfia është që edhe shërbimi brenda të jetë në të njëjtin nivel. Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye. S’kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botës, s’ka asnjë arsye pse jo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More