Pezullimi i Ballukut, shtyhet për datën 12 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së qeverisë

nga D. V.

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), i planifikuar për nesër, është shtyrë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata Kushtetuese, Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më datë 12.12.2025.

“Shtyrja u vendos për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Gjykata thekson se vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të publikohet rregullisht në faqen zyrtare të saj.

Qeveria kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu qeveria kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ministres Balluku nga detyra.

GJKKO ka vendosur dy masa sigurie për Ballukun, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More