Pirdeni: Forcim i sigurisë kibernetike dhe akses në shërbime cilësore

nga D V

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të sigurisë kibernetike për të garantuar mbrojtje të gjerë të të dhënave të çdo qytetari nga çdo rrezik a kërcënim.

Pirdeni mori pjesë në Konferencën Vjetore 2024 të Avokati i Popullit, ndërsa iu drejtua panelit të dedikuar për “Digjitalizimin e Shërbimeve Publike dhe të Drejtave të Njeriut në Shqipëri”.

Ministrja u ndal veçanërisht te fokusi i qeverisë për të garantuar akses në shërbime cilësore, të shpejta dhe efektive për këdo.

Qeveria ka miratuar Strategjinë Ndërsektoriale-Agjenda Digjitale Shqipërisë, dhe Planin e Veprimit 2022- 2026, të cilat kanë për qëllim avancimin më tej me digjitalizimin e shërbimeve të qeverisë dhe zhvillimin e aftësive kibernetike.

Strategjia vlerëson si parakusht absolut për zbatimin e Agjendës Digjitale dhe përshtatjen me teknologjitë e kohës, aftësimin e punonjësve publikë në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More