Tetovë, 28 mars – Në inspektimet e jashtëzakonshme në qytetin e Tetovës, nga 18 shkolla fillore dhe të mesme, vetëm katër i plotësojnë kushtet në mbrojtjen kundër zjarrit, ndërsa tjerat nuk jo, sikurse edhe në disa institucione tjera.
“Nga të gjitha mbikëqyrjet e realizuara, inspektorët kanë konstatuar se nga gjitha objektet e kontrolluara, plotësisht plotëson kushtet vetëm “Nikolla Shtejn”, “Besa” në Reçicë të Vogël, Kopshti “Rinia”, “Maarif”, “Gjorçe Stojçeski” dhe Universiteti i Evropës Juglindore -UEJL”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.
Mangësie janë vërejtur edhe në Universitetin e Tetovës, Enti për Punësim, hotele dhe fabrika të ndryshme në Tetovë.
Raportohet se nga 20 hotele në Tetovë, vetëm një hotel i plotëson kushtet e nevojshme për realizimin e veprimtarisë së regjistruar.
Ndryshe, shumica e shkollave në Tetovë nuk janë të sigurta në raste zjarri. Këtë e kanë nxjerrë në pah inspektimet nga inspektorati komunal. Pas tragjedisë së zjarrit në Koçan në shumë institucione u ngrit çështja se sa të sigurta janë objektet publike në rast të ndonjë zjarri.