Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut nuk mund të mbajnë mjekër, mbetet në fuqi ndalesa

nga D V

Shkup, 20 shkurt – Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të rruar, dispozita që u ndalohet të mbajnë mjekër mbetet në fuqi. Por ata mund të mbajnë mustaqe.

Gjykata Kushtetuese sot nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së paragrafit 7 të Rregullës për marrëdhëniet në kryerjen e shërbimit të Armatës së Maqedonisë, të miratuar në korrik 2012 nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Paragrafi i kontestuar thotë se personeli ushtarak që shërben në Ushtri duhet të jetë gjithmonë i veshur mirë, i rruar dhe me flokë të prera.

“Kaçurrelat priten mesatarisht, deri në mes të veshit dhe flokët nuk duhet të bien mbi veshët dhe jakën e veshjes, domethënë nuk duhet të arrijnë mbi buzën e kapelës apo beretës. Ai nuk duhet të mbajë mjekër dhe nëse mban mustaqe duhet të jetë 0,8 centimetra e gjatë nga buza e sipërme dhe nuk duhet të shtrihen përtej saj. Flokët nuk duhet të jenë më të gjatë se 5 centimetra”, thuhet në dispozitën e kontestuar.

Iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij paragrafi është Shoqata për zhvillimin e rinisë për interes publik nga Dibra.

“Kërkuesit deklarojnë se çështja e mbajtjes së mjekrës është ligjërisht e lejueshme sipas Kushtetutës dhe Konventës Evropiane dhe një dispozitë e tillë përbën ndërhyrje në të drejtën e jetës private. Thuhet se është absurde që nuk ka ndalim të mbajtjes së mustaqeve, ndërsa ndalim absolut për mbajtjen e mjekrës”, njoftuan nga Gjykata Kushtetuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More