PL bashkohet me PD në protestën e të hënës, Tedi Blushi: Për të mbrojtur familjen, fëmijët dhe ekonominë nga ligje çnjerëzore

nga L. M

“Të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, bashkohemi të gjithë nc protestë përballë Kryeministrisë!

Për të mbrojtur familjen dhe fëmijët tanë, të cilët sot përballen me ligje çnjerëzore që synojnë të normalizojnë perversitetin, vesin dhe degjenerimin. Për të mbrojtur ekonominë e familjeve shqiptare, të rënduar çdo ditë e më shumë nga kosto të papërballueshme të jetesës dhe nga hajdutëritë e përditshme të Qeverisë.

Për të mbrojtur demokracinë, e cila po kërcënohet më shumë se kurrë nga një regjim që vepron si armik i lirive dhe të drejtave tona. Le ta ngremë zërin së bashku! Le të tregojmë se ky vend ka njerëz të ndershëm dhe patriotë që nuk dorëzohen kurrë!

PROTESTO PËR FAMILJEN, PËR EKONOMINË, PËR DEMOKRACINË” shkruan Tedi Blushi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More