PL: Bllokimi i fondeve të IPARD, goditje e madhe për fermerin

nga D. V.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot se vendimi i Komisionit Evropian për të refuzuar sërish dhënien e fondeve IPARD për Shqipërinë është një goditjee ndaj jetesës së përditshme të mijëra fermerëve të ndershëm që punojnë tokën.

Sipas Blushit, ndërprerja e ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian është për shkak të korrupsionit.

Deputeti i zgjedhur i PL-së theksoi se “çdo euro e vjedhur, çdo subvencion i refuzuar është një goditje ndaj jetesës së përditshme të mijëra fermerëve të ndershëm që punojnë tokën, që luftojnë për të mbijetuar, që shpresojnë në një të ardhme më të ndershme”.

Blushi shtoi se me një shtet të rrënuar nga korrupsioni dhe me këtë drejtësi të kapur, Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në Bashkimin Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More